Nga: ZONJA KATERINA

1 pako spageti, 2-3 speca të kuqe djegëse, 2-3 domate të pjekura ose 1 kuti konservë , ½ gotë verë të bardhë, 2-3 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz, 1 limon (lëng + cipë), Vaj ulliri, Kripë, piper, Djathë parmixhano

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim.

Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan hedhim vajin e ullirit, specat e kuq, hudhrat, pak cipë limoni dhe i kaurdisim për 3-4 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë konservën e domateve ose domate të freskëta të grira në rende. Shtojmë dhe pak cipë limoni dhe e lemë salcën të marrë valë. Në fund shtojmë makaronat, i trazojmë mirë dhe i servirim me djathë parmixhano dhe majdanoz.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb