TIRANE

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas daljes për media të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahia nuk kursen ironinë ndaj Ramës, ndërsa e cilëson edhe viktimë.

Deputeti i PD-së shkruan se Rama jo vetëm u qa gjysmë ore, por edhe mashtroi paturpësisht ndërkombëtarët.

Spahia, thekson se koha ka treguar që diktaktorët nuk mbijetojnë kur nuk reflektojnë, ndaj edhe fundi dihet.

Postimi i plotë

TE NDIHMOJME “VIKTIMEN” KRYEMINISTER
Doli u qa mbi gjysëm ore se sa shumë e sulmojnë dhe nuk e kuptojnë, opozita, media e qytetarë dhe kryeministri po vetësakrifikohet prej 6 vitesh duke i dëgjuar të gjithë! Shpluhurosi recitimin që e aktron cdo herë kur ka hallin e karrikes së vet, se opozita I nxin imazhin këtij njeriu “punëtor”, që pasi e mori pushtetin me vota të vjedhura, i futi edhe në parlament kriminelët që e ndihmuan, e vazhdoi të punojë sërish fort deri sa Shqipëria lakohet si “narkoshtet” edhe në mediat e huaja. Këtë Edi Rama e bëri krejt vetë, pa ndihmën e opozitës.

Pasi i mashtroi paturpësisht gjithë këto ditë ndërkombëtarët se opozita do ta nxjerrë me dhunë nga zyra, e protesta e sotme përvecse masive, ishte model, Edi Rama përdridhet e bën sikur nuk e sheh. Vazhdon ta gënjejë mendja se vendet e opozitës në kuvend do I mbushë me të emëruar prej tij. E gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjecar të atit të tij shpirtëror: monizmin! Por pluralizmi politik nuk është sot në vullnetin e Edi Ramës, ashtu sic nuk ka qenë në dhjetor ’90, kur piktori kishte luksin të ishte jashtë vendit, ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm. Populli do jetë në shesh për ta ndihmuar “viktimën” kryeministër të reflektojë, por durimi edhe pse virtyt I të urtit përballë të marrit, e ka një fund. Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet!#MeQytetaret

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb