TIRANE- Mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë është kthyer në një vend akuzash e përplasjes mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre socialistë. Kryefjala e kësaj mbledhje është bërë protesta e djeshme e organizuar nga opozita.

Gjatë fjalës së saj, Klodiana Spahiu deklaroi se ‘jeni në rrugën e vandalizimit apo ligjit?!’. Ndërsa kryetarja e këtij komisioni Vokshi iu kundërpërgjigj ‘mbaje qëndrimin në parlament’. Ndërkohë, Dhoma e Avokatisë pohoi se ‘nuk na interesojnë këto deklarata’.

Nga ana tjetër, Spahiu iu drejtua Vokshit duke i thënë ‘mos e prek mikrofonit tim’. Sakaq, deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda deklaroi se ‘sa herë të ndërtoni bunker, ne do e prishim’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: