I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Ekrem Spahiu, ish-zv/ministër i sportit, foli për ecurinë e Belgjikës dhe Kroacisë në Botëror për të cilët thotë se e kishte parashikuar që në fillim se do të shkonin larg.

“Në fillim, kur kamë qenë i ftuar këtu, në mos gaboj në emisionin e 3 apo 4, kam thënë se Belgjika dhe Kroacia do jenë pretendentët kryesore për të shkuar larg. Ky ka qenë kampionati më i ndershëm, ka shkuar haka te i zoti. Ka ndikuar teknologjia edhe teknologjia “VAR”. Nuk kemi gola apo penallti të parregullta.

Besoj që te ky kampionat ka rënë miti i skuadrave të mëdha. Kroacia në finale është shembulli më i mirë i një populli me vetëm 4 mln banorë.

Nesër do të ndeshet me kombet afrikane, Francën. Gjithsesi dua të them që po shkojmë në fund dhe Botërori do të na mungojë pasi ishin 30 ditë të mbushura me futboll.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb