TIRANE- Kreshnik Spahiu deklaroi se e vetmja parti politike që nuk është pjesë e asnjë kampi dhe që synon të prish ‘orbitën simetrike’ është Aleanca Kuq e Zi. I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News24 të moderatorit Rezear Xhaxhiu, kreu i AK-së pohoi se vetmja gjë me të cilën bie dakord me kryeministrin e vendit, Edi Ramës është fakti se nuk pranoi 30 ish-pjesëtarët që vendosën të largohen nga kjo parti.

“Aleanca Kuq e Zi është aty ku ka qenë. Në këto dy vite e gjysmë, kryeministrit Rama i shtrëngoi dorën vetëm për një veprim që është treguar burrë. Atyre 30 personave që tradhtuan kauzën Kuq e Zi, nuk ju hapi derën. Duke i flakur derën. Këta limonë të shtrydhur nuk i mbështeti dhe tha se ‘tek këta 30 këlyshë tradhtuan Kreshnik Spahiun. Pse mos të më tradhtojnë mua. Këta përsosna nuk qasen as në selinë e PS-së.”, tha Spahiu.

Teksa u ndal tek zgjedhjet e vitit 2017, Spahiu theksoi se Aleanca Kuq e Zi do të jetë një faktor kyç, nëse vijon të jetë në konfigurim dyshja Rama-Meta.

“I besoj kreshnikut. Nëse do kemi këtë konfigurim të dyshës Rama-Meta, nuk ka asnjë faktor tjetër të ri, përveç Aleancës Kuq e Zi. E vetmja parti politike që nuk është në asnjë kamp është AK-ja. Ajo prish orbitën simetrike të satelitëve. Kjo është arsyeja që nuk transmetohemi në asnjë edicion lajmesh. Ka pasur një shoqatë para 10 vitesh dhe kam qenë njeri aktiv dhe i ftuar në çdo studio televizive. Ka me qindra këngëtar tallavaje që ftohen në çdo studio dhe ne nuk ftohemi. Në Kosovë nuk ndodh që të denigrohet një serb. Kreshnik Spahiut i mbyllen dyert dhe denigrohet.”, tha Kreshnik Spahiu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: