Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu me anë të një deklarate për mediat tha se raporti i DASH ishte dramatik dhe këmbanë alarmi për Shqipërinë.

Spahiu deklaroi se zgjidhja e vetme për vendin mbeten zgjedhjet e ndershme dhe të lira.

Rapori i DASH tregoi një Shqipëri të tmerrshme. Raporti i DASh tregon se Tirana ka rreik të madh nga krimi. Në të thuhet se Shqipëria mbetet vend i vështirë për të bërë biznes si dhe favorizohen bizneset që janë afër politikës.

Pronarët e biznesit denoncojnë se nuk njoftohen për ndryshime ligjesh. Korrupsioni është në nivel të lartë. Raporti i DASH është alarm për katastrofë. Zgjidhja është mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.”, tha Spahiu ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb