Deputeti i LSI-së për Qarkun Dibër, tashmë me mandat të dorëzuar, Përparim Spahiu ka ironizuar deklaratat e ambasadorit të OSBE-se, i cili u shpreh se vjedhja e votave ka qënë e pandikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Kaq ka mjaftuar që Spahiu me anë të një statusi në Facebook ta shpotisë zyrtarin në fjalë, për të cilin tha se jo vetëm që paguhet goxha mirë, por kap edhe ndonjë gotë verë apo darkë nga qeveria. Spahiu theksoi se blerja e votave ka qenë masive në zgjedhjet e 2017-ës dhe kjo është faktuar tashmë edhe nga Rai dhe Zëri i Amerikës.

STATUSI I PLOTE
“Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë.

Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga Qeveria, për ato që thotë.

Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-s që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat.

Vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flasi në menyrë të tillë.

Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: