TIRANE

Nënkryetari i PD Edmond Spaho me anë të një deklarate për mediat tha se Edi  Rama e vazhdon paturpësisht skandalin te Unaza e Re.

Spaho shprehet se Rama favorizon kompaninë “Salillari”, edhe pse ajo nuk përmbush kriteret që nevojiten.

Për tenderin janë në garë 8 kompani, por Rama ka favorizuar firmën Salillari. Sipas një vendimi të qeverisë, një kompani nuk shpallet dot fituese nëse nuk ka plotësuar 70 për qind të kontratave që ka lidhur me shtetin. Kompania Salillari është klientë e shumëfishtë e Ramës.

Ky është tjetër rast flagrant se Rama nuk ndalet te Unaza e Re, në Tiranë dhe n mbarë Shqipërinë. PD është e vendosur që t’iu kthejë shqiptarëve pasurinë e grabitur nga këto tendera korruptiv nga qeveria e Edi Ramës”, tha Spaho ndër të tjera.

  • foto galeri

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDMOND SPAHO

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të grabisë me garë fiktive, për herë të tretë brenda vitit, tenderin e Unazës së Re. Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar rregullat e lojës me vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tënderin 15 milionë euro për nënkalimin tek Shqiponja.

Për këtë tender janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke miratuar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore per shpalljen fitues të Salillarit.

Sipas një vendimi të vitit 2008, një kompani nuk mund te shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind të tyre. Çdo kontratë, e lidhur në kundërshtim me këtë rregull, është e pavlefshme. Pikërisht, këtë rregull ka shfuqizuar Edi Rama për të favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë Salillarin pak orë përpara vlerësimit përfundimtar të ofertave.

Kjo kompani, kliente e shumëfishtë e Edi Ramës, është e vetmja nga kompanitë e tjera në garë, që përfiton nga vendimi i Edi Ramës, pasi vetëm Salillari ka detyrime të paplotësuara në nivelin 70% të punimeve.

Kompania Sallillari do të ndërtojë edhe një segment tjetër të projektit korruptiv të Unazës së Re, duke bërë që Edi Rama ta transferojë vjedhjen e 40 milionë eurove nga kompania fantazëm DH Albania tek një tjetër klient i oborrit të familjes së Edi Ramës.

Ky është një rast tjetër flagrant që provon se për telë grabitur shqiptarët, Edi Rama nuk ndalet. Ai për të vjedhur paratë dhe pasuritë publike, vjedh zgjedhjet dhe shkatërron shtëpitë e pronat e qytetarëve.  Partia Demokratike është e vendosur në planin e saj për t’u kthyer shqiptarëve çdo qindarke dhe pasuri të grabitur nga aktet korruptive të qeverisë së Edi Ramës!

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb