Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Ajo u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës.

Ajo tha se me Shqipërinë punojmë për reforma, mbështesim reformën në drejtësi, por nuk bëjmë komente lidhur me çështjes gjyqësore.

Edhe kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet, duke u shprehur se është çështje që i takon drejtësisë.

“Nuk bëjmë komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur përmbyllen çështjet, mbase në ndonjë rast, ia vlen të bësh koment, sikundër mund të jenë ata katastrofike, siç është shpifja”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb