SPAK dhe ILD kanë refuzuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm anti-Korrrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Kështu pas Gjykatës Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë, SPAK dhe ILD kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke mos atashuar ekspertë apo përfaqësues të tyre pranë komisionit ad-hoc, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit nuk ka pranuar të bëhet pjesë e Komisionit.

Gazetari i News24 Igli Çelmeta ka zbardhur detaje nga qëndrimi i Prokurorisë Speciale, ndërsa shprehet se vendimi ka ardhur pas një mbledhjeje të prokurorëve të SPAK.

Në këtë mbledhje, tha Çelmeta, referuar një informacioni zyrtar, është diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin, duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve. Por SPAk, bëri të ditur gaeztari Çelmeta, nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspertë pranë këtij Komisioni.

SPAK në qëndrimin e tij bën të ditur se  të gjitha problematikat e hasura i ka bërë të ditura në raportet vjetore që paraqet në Kuvend dhe KLP, sikundër gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve me këto institucione.

Gjithsesi SPAK shprehet i gatshëm që të japë mendime ligjore sa herë do të jetë e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb