Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar pesë urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Mes yre edhe efektivë policorë.

Priten detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë dhe hetimet e zhvilluara nga SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb