Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka evidentuar dosjet e mbartura si një nga problematikat me të cilat përballet SPAK.
“Një shqetësim që dua ta ngre është shqyrtimi përpara gjyqtarët të seancës paraprake, që merr shumë kohë.
Kodi i Procedurës Penale parashikon që për seancat paraprake, ka afat një mujor, çka sjell problematika sa i përket afateve të paraburgimit.
E njëjta situatë është dhe me gjykim e shkurtuar. Aplikimi i tij tashmë kërkon kohës duke çuar në zgjatjen e trajtimit të çështjes. Sa i takon zgjatjes së çështjeve të mbartura, hetimet kërkojnë kohë. Çështjet që varen nga bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore të huaja, ka raste që zgjasin shumë edhe 5 vite dhe edhe ekzekutimi i letër porosive merr kohë. Nuk flas vetëm për krimin e organizuar por edhe për raste të lidhura me korrupsionin”, tha Dumani.
Kreu i SPAK ka ripërsëritur se duhet të rishihet kufiri monetar për çështjet e korrupsionin që janë në kompetencën e SPAK, në 500 euro.
“SPAK është krijuar për të ndjekur rastet e korrupsionit madhor”, tha Dumani.