Ilir Proda është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha e konsideroi procesin si transparent me integritet dhe theksoi se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi.
Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit pas një konkurrimi ku morën pjesë mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie. Ministri i Brendshëm u pzet lidhur me një episod kur Ilir Prodës, i cili ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, SPAK i kishte sekuestruar telefonin, pas dyshimeve, se një operacion kundër bandave në Elbasan ishte dekonspiruar.
“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord, po ashtu dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin”, tha Hoxha në reagimin e tij.