TIRANE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar kriteret për të kandiduar në SPAK. Përmes një njoftimi zyrtar, KLP publikon edhe listën e dokumentave që kërkohen.

Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale. SPAK së bashku me Gjykatën Speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Njoftimi i KLP

Pas njoftimit se dates 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë per shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju sqarojme se ; Prokuroret e interesuar per te kandiduar ne Prokurorine e posacme (SPAK), nuk eshte e nevojshme te dorëzojnë pranë KLP,  dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:

2.Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;

Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën eMagjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);

Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;

Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;

Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror.

Gjithashtu ju sqarojme se Keshilli i Larte i Prokurorise do te ushtroj funksionin prane ambjenteve te Prokurorise se Pergjithshme keshtu qe dhe dokumentacioni duhet te adresohet ne adresen :

Keshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” nR. 1, Tirane .

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: