SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike, mes të cilave farmacia “Ditë Natë” dhe  “Delta Pharma”.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa mësohet se hetimi po udhëhiqet nga prokurorja Elida Kaçkini.

Mësohet se ky kontroll vjen pasi për “Delta Pharma” është regjistruar një çështje e re penale, ku po hetohet edhe roli i ish-ministrit Ilir Beqaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb