I ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, Lubonja u pyet dhe për zhvillimet e SPAK gjatë vitit 2024.

Nisida Tufa: Kryefjalë e vitit 2024 ka qenë SPAK, drejtësia e re dhe polemikat që kanë shoqëruar, a presim ne zhvillime të reja nga SPAK?

Lubonja: Mendimi im për SPAK është se reforma në drejtësi nuk është SPAK. SPAK është i rëndësishëm sepse do të merret me politikanë. Sistemi këtu te ne është që vidh që të blesh vota dhe të marrësh pushtet dhe merr pushtetin që të vjedhësh, ky është një rrëh i mbyllur ku politikani lidhet me oligarkun.

SPAK goditjet që ka bërë më shumë i ka fasada të gjjiha janë për ti rënë në sy Amerikës. Nëse nuk merr në gjykim gjithë sistemin, por merr disa që hanë kumbulla mbrapa, duhet të hetohet çështja e 5 D, Inceneratoreët, rasti i Elbasanit, Taulant Balla është kryesori për këtë çështje dhe Erion Veliaj po hetohet për një gjë familjare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: