Ish-Kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me dosjen “Partizani”. Ndaj Berishës është ngritur akuza e korrupsionit pasiv. Berisha i ka konsideruar si mashtrime ato që SPAK i konsideron si fakte dhe prova, ndërsa dosja përbëhet nga 500 faqe.

Po sa do të ndikojë marrja e Berishës si i pandehur në rradhët e opozitës?

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD-së, në studion e emisionit ‘Open’ në News24, tha se është një moment shumë i veçantë në historinë e vendit.

“Në optikën time, nuk po merret i pandehur një person, ish-Kryeministri apo ish-Presidenti, lideri i opozitës, por po ndodh një gjë më e rëndë: e pandehur po merret opozita shqiptare. Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

Në vijim ai u shpreh që në fillim ka pasur një proces të montuar politikisht, që shoqëruar me shkelje Kushtetuese dhe pas 9 muajsh hetimesh, kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, nuk kemi asnjë provë bindëse kundër Sali Berishës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb