Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.
Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se dyshohet që ish- zyrtarit të lartë të bashkisë i janë gjetur pasuri të fshehura në emër të personave të tjerë.
Tushe është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me avokatin e tij.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Tushe u shpreh se paraqitja e tij në SPAK ishte për mos deklarimin e një pasurie.
Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
BalkanWeb