Presidenti i PL, Ilir Meta njofton se ende nuk është marrë në pyetje nga SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi një ditë më parë se këtë të martë në orën 10.00, do thërriste kreun e PL, i cili ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë, Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale se një media ka dezinformuar kur ka raportuar se ai ndodhet në SPAK.
“Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore”, shkruan Meta.
Reagimi
Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë. Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore. Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.
Ndërkohë, në këto momente ka hyrë në ambientet e SPAK, Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës.
(BalkanWeb)