Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin Open në News 24, të moderuar nga Eni Vasili, ka komentuar daljen e fundit të kreut të SPAK në KLP, duke u shprehur se është e vështirë t’u zgjatet mandati prokurorëve.
“Ne jemi fokusuar vetëm te politika, por SPAK ka sekuestruar dhe ka luftuar edhe krimin, mjafton të shohim edhe sekuestrot që kanë ardhur nga individë të lidhur me krimin.
Nuk besoj se do të gjejë zgjdhje zgjatja e mandatit të projurorëve të SPAK, sepse Berisha ka thënë do ta shkrijë. Nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve, sepse Berisha e ndërron sipas interesit, por në këto momente e shoh të vështirë t’u zgjatet mandati prokurorëve të SPAK.”
(BalkanWeb)