Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka besim se SPAK është duke punuar, por sipas tij ky institucion i drejtësisë duhet të merret me politikanë, ministra dhe deputetë.

Sipas Shehit, SPAK po bën diçka në një vend që nuk po bën asgjë kundër krimit dhe korrupsionit.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se shumica e politikanëve kanë ulur kokat përpara  parave të piste.

“SPAK po bën diçka në një vend që nuk bën asgjë, kundër vjedhjes dhe kundër krimit, kundër hajdutllikut, kur janë rrafshuar të gjithë, biznesmenët dhe shumica e politikës.  Kanë ulur kokën para parave të pista, para interesave, përpara fitimeve të mëdhaja”, tha Shehi.

Por analisti Fatos Lubonja u shpreh skeptik për punën e SPAK. Ai u shpreh se nuk duhet të gënjejmë shqiptarët duke u thënë se është Amerika dhe gjithçka do rregullohet.

“Këta ndërkombëtarë të harrojnë që të na ndihmojnë ne, ata shohin interesat e tyre. Kanë dashur të bëjnë cik propagandë me SPAK. Rama di të luajë ca gjëra në favor të tyre.  Mos të gënjejmë shqiptarët. Është Amerika prapa që do na rregullojë. Ka vënë SPAK aty dhe me këtë SPAK do ti vijë radha të gjithëve. Unë nuk mendoj kështu. Nesër edhe nëse janë tre prokurorë të mirë, do ti heqë mandatin e katërt”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: