Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme ka qenë shënjestër e sulmeve nga ana e zyrtarëve që janë tashmë nën hetim apo atyre që pritet të hetohen.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Hajdari u shpreh se Kërcënimet ndaj SPAK vijnë edhe nga grupet kriminale, ndërsa shtoi se se sa i përket hetimit apo marrjes nën përgjegjësi penale të zyrtarëve, normalisht që kjo gjë do të jetë më shumë nga ana e mazhorancës, për kohën e gjatë që kanë kaluar në pushtet.
Hajdari deklaroi gjithashtu se ditët në vijim priten dosje të tjera për zyrtarë, dosje të cilat janë vonuar vetëm si shkak i letërporosive që janë dërguar në shtetet e tjera.
“SPAK po punon në kushte të vështira për shkak të goditjeve nga zyrtarë të lartë që janë në proces apo që pritet të merren në hetim. Këtë e bëjnë edhe grupet kriminale. SPAK ka aleat deri tani punën, mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mos humbja e besimit në publik. Numri më i madh i zyrtarëve të lartë, janë normalisht nga qeverisja dhe pak nga opozita sepse kanë kaluar shumë kohë kur ka qenë në pushtet. Besimplotë që me gjithë sulmet ndaj SPAK, pranoj vërejtjet jo sulmet, SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes. Një deputet i PS u mor nën përgjegjësi penale, priten dosje të tjera gjatë këtyre ditëve sepse po mbaron mandati dhe ata vetë kanë deklaruar se disa dosje të zyrtarëve të lartë janë të papërfunduar për shkak të letërporosive që janë dërguar në shtetet e tjera”, tha Hajdari.
(BalkanWeb)