Ngritja e Strukturës Speciale, të njohur si SPAK, që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta, çon në mbylljen e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Apelit për Krimeve të Rënda.

Për këtë arsye, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të diskutojë në mbledhjen e ditës së nesërme lidhur me transferimin e të gjithë prokurorëve të këtyre dy institucioneve, si dhe drejtuesve të tyre.

Kështu, KLP sqaron se nesër ndërpritet caktimi i përkohshëm i prokurores Donika Prela si Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendoset kthimi i saj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjithashtu, janë edhe 12 prokurorë të këtyre dy Prokurorive, për të cilët do të vendoset nesër transferimi, ku mes tyre janë edhe Besim Hajdarmataj apo Elisabeta Imeraj. Po ashtu, në mbledhjen e nesërme të KLP, që pritet të nisë në orën 12:00, do të bëhet dhe “Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Znj. Arta Marku.

Rendi i ditës
1. Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht;

1. Arens Çela,
2. Blerim Tominaj,
3. Besim Hajdarmataj,
4. Artan Bajrami,
5. Eugen Beçi,
6. Doloreza Musabelliu
7. Elisabeta Imeraj
8. Manjola Kajana
9. Përparim Kulluri
10. Vladimir Mara
11. Sonila Muhametaj
12. Pranvera Pustina

2. Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë
e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetë, konkretisht;
 Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Isa Jata si prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
 Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Donika Prela si Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe kthimin e saj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
 Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Anton Martini si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
 Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Dritan Prençi si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
 Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.
3. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Z. Anton Martini .
4. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Znj. Donika Prela.
5. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Z. Dritan Prençi.
6. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Znj. Arta Marku.
7. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin
Pelivan Malaj.
8. Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
9. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi.
10. Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai për periudhën deri më 30.12.2019.
11. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.
12. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin z.Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.
13. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb