Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, të kryera pas audiopërgjimeve.
Në një status publik, Balliu thekson se hetimet nuk duhet të ndalen vetëm te banesa e Yeffet, por të shtrihen edhe te shefi i tij, Edi Rama dhe persona të tjerë që qendrojnë në krye të skemës.
“Çështja nuk është të ndërrojmë një Ron Yeffet me një Ron Yeffet tjetër. Çështja është të shkojmë te përgjegjësi kryesor dhe të hetojmë deri në fund të gjithë skemën”, shprehet Balliu.
Reagimi i plotë:
SPAK ka zbarkuar te shoku i Edi Ramës, Ron Yeffet, i cili, në bashkëpunim me qeverinë, po vjedh miliona euro nga qytetarët.
Por SPAK duhet të fillojë të shkojë te shefi i këtyre aferave. SPAK duhet të kontrollojë banesën e shefit të Ron Yeffet, Edi Ramës.
Sepse çështja nuk është të ndërrojmë një Ron Yeffet me një Ron Yeffet tjetër. Çështja është të shkojmë te përgjegjësi kryesor dhe të hetojmë deri në fund të gjithë skemën.
