Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, nuk mund t’i shmangej një prononcimi rreth Maurio Ikardit, dënimit që është dhënë për sulmuesin dhe pranisë së tij në tribunë në ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias. Edhe pse ai tha që vlerësonte gjestin e lojtarit në mbështetje të skuadrës, nuk ishte plotësisht i kënaqur.

“Jam i kënaqur që Ikardi erdhi në stadium. Do të më kishte pëlqyer më shumë nëse do të kishte ardhur në dhomat e zhveshjeve me ekipin pas ndeshjes, meqë është pjesë e këtij grupi”, theksoi Spaleti pas suksesit ndaj Sampdorias. “Ky është një sinjal profesionalizmi, mundohemi të kapërcejmë malet me gjëra që janë thënë kundër Interit”.

“Për Ikardin vlen gjithçka nga ajo që ka thënë Marota. Por duhen disa etapa që duhen kryer, një prej tyre është që të vijë në dhomat e zhveshjeve dhe të përjetojë emocionin, gëzimin që është pjesë e këtij grupi, që vesh këtë fanellë”, ishin fjalët e teknikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: