Për “Corriere dello Sport”, kjo është e sigurt. Fati i Luçiano Spaletit në kry të Interit është vulosur me eliminim nga Liga e Europës, kompeticioni i vetëm ku zikaltërit ishin në garë dhe cilësoheshin si një nga favoritët kryesorë.

Por ajo që ka tërbuar më shumë ambientin zikaltër, pavarësisht mungesës së Ikardit e Lautaros, apo formës jo të mirë të Perisiçit dhe Naingolanit, kanë qenë minutat e fundit me qendërmbrojtësin Ranonika në vijë të parë të sulmit dhe shokun e tij të repartit, Skriniar, si fantazist pas shpinës së Ranokias.

Gjithsesi, presidenti Zhang, mund të mos e shkarkojë që tani Spaletin, por është e sigurt se në qershor rrugët e tyre do të ndahen. Zhang i ka besuar administratorit të deleguar, Xhuzepe Marotës, ndërtimin e skuadrës së re, ku duket se veç Spaletit, nuk do të ketë vend as për Mauro Ikardin.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: