I intervituar nga Sky Sport, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, flet për çështjen më të ndjeshme në shtëpinë zikaltër, atë të ish-kapitenit Mauro Ikardi, çështje që ka turbulluar jo pak qetësinë në Milano.

Trajneri ka thumbuar argjentinasin, ndërsa ka kërkuar t’i vërë kapak njëherë e përgjithmonë kësaj teme.

“Tashmë ndjejmë frymën e të tjerëve në qafën tonë dhe kjo na vë në presion. Duam të marrim fitoren sepse e dimë se ku duam të shkojmë. Kur ka ndeshje të kësaj natyre është mirë të kemi elementë të freskët. Ikardi? Unë dua të flas për të tjerët, për ata që zbresin në fushën e lojës dhe kanë përzemër fatet e Interit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: