I mirënjohuri, Shpëtim Duro në “Euro 24” në News 24 tregoi këndvështrimin e tij për sfidën e përfunduar 2-0 mes Zvicrës dhe Italisë.

“E thashë për Spalettin, i kishte ikur situata nga duart. Largimi i disa lojtarëve, aktivizmi i disa të tjerëve, ishte disi i dyshimtë për zgjedhjet që bënte. Faggioli nuk ka patur ritmin e duhur. Më pas, përfundimi dihet, përfundimi është ky.

Notat maksimale për Zvicrën. Lojtarët e qendrës bënë shumë mirë. 3-shja e sulmit gjithashtu bashkëpunoi shumë. Xhaka është stabilizator i skuadrës” –tha ai.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb