Tekniku i Italisë, Luciano Spalletti u shpreh optimist për përmbysjen e humbjes 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshje ne parë të Nations League.

“Do të bëj katër ndryshime në formacion. Ka disa humbje që i bëjnë gjërat të duken sikur nuk kanë ndodhur kurrë. Kjo ishte e tillë. Pësuam dy gola për shkak mungesës së përqendrimit. Në bëmë atë që duhej për të fituar, por nuk ia dolëm.

Në thelb do të përpiqemi të përsërisim të njëjtat gjëra për të marrë fitoren. Nëse bëjmë të njëjtat gjëra si në ndeshjen e parë, rezultati do të jetë i ndryshëm. Në fushë do të hedh më pak imagjinatë për zgjedhjet individuale”, deklaroi Spalletti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb