Trajneri i Interit, Luciano Spalletti , u shpreh i zhgënjyer nga disfata në fushën e Napolit që e bën më të vështirë kualifikimin në Champions sezonin tjetër.


“Një humbje e keqe.E filluam mirë, por pas pësimit të golit të parë nuk arritëm të krijonim raste për shënim. Nuk patëm fat, humbëm shumë topa. Në pjesën e dytë u mundova të ndryshoj diçka. Napoli bëri një paraqitje shumë të mirë.  Kanë një trajner të zotë dhe një skuadrët shumë të mirë. Reagimi ishte i rëndësishëm, edhe pse i pafat, por në përgjithësi na nevojitet më shumë ekuilibër dhe aftësi vlerësimi në momentet e lojës.”


Detyrim për të mposhtur Empolin?


“Ne shkojmë të përgatitur mirë, të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe të përpiqemi të fitojmë kundër kujdo që është kundërshtar”, përfundoi Spalleti.

(n.b/BalkanWeb)

Etiketa: