Çështja e trajnerit të ri mund të pres, Inter fillimisht duhet të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në shtëpinë ziklatër duken të bindur se mund ta arrijnë një objektiv të tillë, fundja dhe kalendari i favorizon( Udinese, Chievo, Napoli dhe Empoli). Çdo diskutim mbi të ardhmen mund të ndryshojë nëse Inter nuk arrin të ruaj vendin e 4-ët.

Spalletti
Spalletti

Për momentin dy janë emrat e vetëm që lidhem me stolin e Interit sezonin e ardhshëm, Spalletti që mund të konfirmohet dhe Conte. E nisim diskutimin nga i pari, trajneri aktual, Spalletti. Pas sfidës kundër Juve ishte i bindur, as europa mund të mos mjaftojë për ta konfirmuar, është e qartë dëshira e drejtuesve të klubit për të bërë një ndryshim.

Luciano Spalletti Cropped 1464656271elg15ed9fws56uu0
Luciano Spalletti Cropped 1464656271elg15ed9fws56uu0

Në fakt ky ndryshim mund të vinte shpesh gjatë këtij sezoni por pronarët kinez nuk janë nxituar asnjë herë, shpesh duke i dalë në krah Spallettit. Kur bëhet fjalë për llogari kinezët e marrin me qetësi, shkarkimi i Spallettit do ti kushtonte jo pak por 20 milion euro.

Conte
Conte

Zëvendësimi i tij me Conten do të rriste akoma më shumë kostot pasi ish trajneri i Chelsea kërkon jo pak por 9 milion euro kesh në sezon. Në këto kushte, llogaritë pritet të bëhen në fund të sezonit, ku Champions League pritet të jetë përcaktuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: