2 ndeshje 6 pikë të plota. Italia e Spallettit fiton, por dhe bind. Tifozët “azzurrr” dhe ambienti rreth ekipit përfaqësues tani besojnë se Spalletti realisht mund të ndërtojë një cikël të ri, një kombëtare e cila do të jetë e aftë të konkurrojë në nivele të larta brenda një periudhe të shkurtër.

Pas dështimit të “Euro2024” të gjithë dolën kundër Spallettit, por i vetmi që i qëndroi në krah ishte Gabriele Gravina, presidenti i Federatës. Vendimi i tij për të vijuar projektin me Spallettin me sa duket ishte lëvizja e duhur, pasi reagimi ishte i shpejtë. Në dy daljet e para në Ligën e Kombeve, mbi të gjitha suksesi kundër Francës i dha të drejtë Gravinës.

Këto dy fitore i shërbejnë shumë edhe vetë trajnerit, për të qenë më i qetë në krye të Italisë, pa u shqetësuar se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Federatës Italiane të Futbollit. Mediat italiane janë të sigurta në këtë pikë, pavarësisht se kush do të zgjidhet president në 2025, Spalletti nuk preket.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb