Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, foli pas sfidës së parë kundër Frankfurt, duartrokiti paraqitjen e bërë nga djemtë e tij, por nuk feston plotësisht pasi kualifikimi në sytë e tij do të vendoset në Maradona:

“Zhvilluam një ndeshje të madhe, nuk kam çfarë të them më shumë. Mund të kishim shënuar një tjetër gol, që mund të na vendoste në pozita më komode, por dhe kështu është mirë, gjithsesi, kualifikimi është ende 50 me 50”, u shpreh Spalletti.

Rr
Rr

Victor Osimhen, është pa diskutim njeri i momentin jo vetëm te Napoli, por një nga sulmuesit më në formë në qarkullim, në 10 ndeshjet e fundit këtë vit ka shënuar 10 gola:

Spalletti
Spalletti

“Të jem golashënuesi më i mirë nuk është një nga objektivat e mi personal. Skuadra vjen përpara ambicieve të mia personale. Ofertat e shumta? Kur je në vëmendjen e klube të mëdha do të thotë se po bën mirë. Për momentin jam i përqendruar vetëm te Napoli, të ndihmoj skuadrën për të fituar ndeshje dhe trofe, në fund të sezonit do të shohim se çfarë mund të ndodh, fjalën e fundit e ka Napoli”, u shpreh Osimhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb