Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, foli për mikrofonin e Sky Sport pas barazimit 1-1 kundër Juventusit. Ai u shpreh se skuadra e tij zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë por në fund vetëm goli është ai që vlen.

“Në pjesën e parë skuadra dominoi totalisht, arritëm të krijonim shumë raste për shënim, por në fund vlen goli dhe nuk është e lehtë. Duhej të mbanim të njëjtën cilësi në qarkullimin e topit edhe në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm mbanë”, tha Spalletti.

“Kjo bëri që Juve të përfitonte dhe na ndëshkoi sapo gjeti pak hapësirë. Jemi në një periudhë ku skuadra është e vetëdijshme për cilësitë e saj, por ka momente kur e ul nivelin dhe ndihet lodhja. Nuk tregohemi të zotë në mbylljen e hapësirave, edhe kur jemi të vendosur mirë pas.”

Spalletti foli edhe për të ardhmen e tij.

“Unë do qëndroja tek Interi edhe për 100 vite të tjera, e kam parë tifozerinë, emocionin e të hyrit në San Siro. Megjithatë, Interi bën mirë të zgjedhë më të mirën për vete, nuk ka rëndësi nëse vijoj unë apo jo. Duhen marrë vendime për të mbrojtur Interin”, u shpreh trajneri zikaltër.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb