Spanja dhe Gjeorgjia përballen në orën 21:00 të kuadër të 1/16 të Euro2024, ndërsa kompanitë ndërkombëtare të basteve favorizojnë spanjollët në këtë përballje.
Dhe ashtu sikundër ka ndodhur me shumë ndeshje të tjera, kafshë të ndryshme, nga majmuni te elefanti dhe macet janë kthyer në “orakuj”.

Së fundmi macja “orakull” ka parashikuar rezultatin e ndeshjes, 2-1 në favor të spanjollëve.

Të presim dhe të shohim se sa e saktë do të jetë kjo mace në parashikimin e rezultatit.

Nga kafshët që parashikojnë ndeshjet deri më tani më i sakti ka rezultuar një elefant, që ka parashikuar rezultatet e Gjermanisë në përballjet e deritanishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb