Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, në një intervistë për Radio MARCA nuk hezitoi të fliste për kritikat e ndryshme në drejtim të skuadrës kampione të Europës.
“Çfarëdo që të bëjmë, ka gjithmonë mundësi që dikush të na kritikojë. Kritikat duhet të jenë të bazuara sepse shumë nga kritikat që kemi marrë janë më të vertetë një çmenduri, ose marrëzi” – tha ai.
Një temë shumë e rëndësishme mbetet edhe e ardhmja, me kontratën e teknikut që mbetet ende…pezull.
“A do të nënshkruhet kontrata e re në dhjetor? Pa kontratë nuk do të mund të jem trajner. Ka vullnet nga të dyja palët dhe jam i sigurt që kur të vijë koha, nuk do të ketë probleme në rregullimin e gjërave.”
(J.S/BalkanWeb)