Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente , ka bërë publike listën e të grumbulluarve për ndeshjet e Nations League kundër Danimarkës, më 12 tetor dhe 3 ditë më pas ndaj Serbisë. Timonieri spanjoll për këto sfida nuk mund të llogarisë në lojtarët kyç si Rodri, Le Normand apo Dani Olmo për shkak të dëmtimit, ndërkohë është rikuperuar në kohë Morata .

Në listën e Spanjën në ndryshim me grumbullimin e fundit janë 5 ndryshime. Përveç 3 lojtarëve, mungojnë në listë Ayoze dhe Pepelu. Në vend të tyre janë grumbulluar Pau Cubarsi dhe Pedro Porro, gjithashtu në listë rikthehet edhe Mikel Merino dhe Baena.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb