U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshjen në Ligën e Kombeve. Ra në sy, fitorja e thellë e Spanjës në Ligën A, me shifra tenistike 6-0, ndaj Kroacisë, e cila u duk totalisht e dorëzuar.

Golat për iberikët mbajnë firmën e Saul, dhe dy herë Asensio në pjesën e parë, ndërkohë që Rodrigo, Serxhio Ramos dhe Isko, shënuan tri herë të tjerë në pjesën e dytë. Kjo është fitorja e dytë për Spanjën, edhe pas 3 pikëve të marra në fitoren 1-2 me Anglinë.

Po në Ligën A, bindi edhe Belgjika, ku fitoi 0-3 në transfertë me Islandën. Goli i parë u shënua nga Hazard me penallti në të 29-tën, ndërkohë që Lukaku dyfishoi vetëm dy minuta më pas. Sulmuesi i Mançester Junajtid, plotësoi edhe dopietën personale, me golin e minutës së 81-të.

Në Ligën B, Bosnja fitoi në shtëpi, minimalisht me shifrat 1-0, dhe ndeshjen e vendosi një gol i Edin Xhekos. Më poshtë, rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme./Panoramsport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb