Autoritetet e Spanjës dhe Turqisë planifikojnë të rrisin qarkullimin tregtar vjetor në 25 miliardë euro, tha kryeministri Pedro Sanchez në një konferencë për shtyp në Madrid me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar mediave të huaja.

“Në takimin e nivelit të lartë në 2021, ne vendosëm një objektiv për arritjen e qarkullimit tregtar prej 20 miliardë eurosh në vit – një shifër që ka të ngjarë ta tejkalojmë në muajt e ardhshëm”, vuri në dukje kryeministri. “Megjithatë, potenciali i rritjes është ende i madh dhe ne jemi zotuar të arrijmë që kjo shifër të rritet në 25 miliardë euro”.

Sanchez shtoi se më shumë se 700 kompani spanjolle operojnë në Turqi.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb