Spanja u bë të enjten vendi i parë evropian që i kërkoi gjykatës së Kombeve të Bashkuara leje për t’iu bashkuar çështjes së Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.

Afrika e Jugut e paraqiti rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në fund të vitit të kaluar, raporton ap.

Afrikano-jugorët pretendojnë se Izraeli po shkelte konventën e gjenocidit me sulmin ushtarak që ka shkatërruar një pjesë të madhe të Gazës.

Gjykata ka urdhëruar Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por nuk urdhëroi një armëpushim në enklavë. Izraeli nuk është bindur dhe nuk tregon asnjë shenjë për ta bërë këtë.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Spanja do të mbetet në anën e duhur të historisë”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: