Dy mungesa radhazi në Botëror i bënë shumë keq Italisë, vendosën në dyshim të fortë cilësinë e futbollit “azzurr”, por Spalletti dhe të besuarit e tij premtojnë se një disfatë e tretë nuk do të ndodhë. Lajmi i mirë është se Italia do të jetë në krye gjatë shortit për Botërorin e 2026, do të jetë në vazon ekipeve kryesore, kjo fal Spanjës.

“Furia e Kuqe” mposhti pastër 3-0 Serbinë duke i dhënë “azzurreve” një bonus të rëndësishëm, i kualifikojnë automatikisht në vazon e parë dy xhiron përpara fundit të Ligës së Kombeve. Edhe nëse Italia e mbyll grupin e saj në vendin e tretë, gjë që vështirë se mund të ndodhë, pasi janë plus 6 në raport me Belgjikën, Italia e ka siguruar një vend mes favoritëve kjo fal renditjes në FIFA.

Po si funksionon shorti i kualifikueseve të Botërorit? Në vazon e parë renditen tetë ekipet e para që kualifikohen si kokë grupi nga Liga e Kombeve dhe 4 më të mirat në renditjen e FIFA-s. Në bazë të rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve, Gjermania dhe Spanja kanë siguruar vendin e parë. Ekipet e tjera të kualifikuara, edhe në bazë të renditjes së FIFA-s janë Franca, Belgjika, Anglia, Portugalia, Italia dhe Holanda.

Mungojnë edhe katër ekipe për të plotësuar pjesën e Evropës. Kroacia dhe Zvicra janë shumë pranë, ndërsa dy vendet e tjera do të plotësohet nga Hungaria, Polonia, Serbia dhe Danimarka, 2 nga këto 4 ekipe do të sigurojnë një vend në vazon e parë gjatë shortit të Botërorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb