U zhvilluan mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshje në grupet kualifikuese, të vlefshme për eliminatore në EURO 2020. Spanja fitoi pastër 3-0 ndaj Suedisë në shtëpi, me tre gola të shënuar në pjesën e dytë. Ramos dhe Morata shënuan me penallti, ndërsa golin e tretë e shënoi Oiarzabal.


Polonia fitoi 4-0 ndaj Izraelit, duke marrë kështu fitoren e katërt në katër ndeshje, dhe duke u konfirmuar në krye të grupit G.


Maqedonia e Veriut u mund me përmbysje 1-4 nga Austria, brenda në shtëpi, ndërsa me këtë rezultat, fitoi Serbia, ndaj Lituanisë.


Republika Çeke, në grup me Kosovën, fitoi 3-0 ndaj Malit të Zi, duke shkuar kështu në vendin e dytë në grup me 6 pikë. Më poshtë, rezultatet nga mbrëmja e sotme.

PANORAMASPORT.AL

 

REZULTATET

Republikë Çeke-Mali i Zi 3-0

Danimarkë-Gjeorgji 5-1

Ishujt Faroe-Norvegji 0-2

Irlandë-Gjibraltar 2-0

Letoni-Slloveni 0-5

Maltë-Romani 0-4

Maqedoni e Veriut-Austri 1-4

Poloni-Izrael 4-0

Serbi-Lituani 4-1

Panoramasport