Klaus Gjasula ishte padyshim protagonisti i sfidës së fundit të kombëtares tonë, ajo përballë Kroacisë. Gjasula i cili u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë fillimisht shkaktoi një autogol, duke devijuar në mënyrë të pavullnetshme një top drejt portës së tij, por në sekondat e fundit të lojës, ai realizoi edhe golin e barazimit, që i dha skuadrës një pikë, plotësisht të merituar si dhe shumë të rëndësishme për shanset tona për kualifikim.

Në një intervistë për gazetarin Alban Xhihani, në prag të sfidës me Spanjë, Gjasula deklaroi: Normalisht Spanja është për mua ekipi më i favorizuar, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. E dimë që është e vështirë, edhe e dimë që është një ndeshje historike për ne. Besoj që për çdo lojtar në skuadrën tonë kjo është ndeshja më e rëndësishme, që do ketë dhe ka pasur besoj dhe shpresoj që të na dalë sa më mirë, tha në fjalën e tij mesfushori Gjasula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: