Një sfidë brenda sfidës shihet edhe ajo ndërmjet Lamine Yamal dhe Jamal Musiala, dy nga talentet më të rëndësishme të futbollit Evropian. Pikërisht për këtë përballje foli për Sky Sport edhe sulmuesi i përfaqësueses gjermane:

“Është me të vërtetë shumë bukur të takohem me Lamine, por Gjermania nuk duhet të shqetësohet vetëm për të. Spanja ka edhe lojtarë të tjerë shumë të rrezikshëm që i japin vlera këtij ekipi, lojtarë si Nico Williams, Pedri etj. Janë shumë lojtarë që mund të vendosin një ndeshje. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, për këtë arsye duhet të kemi besim. Të dyja janë skuadra që kanë cilësi për të shkuar në finale. Në luajmë në shtëpinë tonë, duhet të bëjmë një sforco më shumë për kombin tonë për t’i bërë krenarë”, u shpreh Musiala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb