SPANJE-  Rojet bregdetare spanjolle shpëtuan 466 emigrantë të ardhur nga Afrika e Veriut në bordin e 10 varkave, që përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe për të arritur në Evropë, raportuan autoritetet spanjolle.


Anijet arritën në ujërat në lindje të ngushticës së Gjibraltarit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Sipas OKB-së, mbi 300 persona kanë humbur jetën këtë vit në ujërat që ndajnë Spanjën nga bregu afrikan dhe 1 600 të tjerë duke u përpjekur të kalonin Mesdheun.


Ardhja e emigrantëve në Spanjë ka vënë në vështirësi qeverinë e Madridit, veçanërisht pas vendimit që mori ministri i brendshëm italian Matteo Salvini për të ndaluar anijet e ndihmës humanitare të ankorojnë në territorin italian.

(BalkanWeb)