Sipas një klasifikimi të agjencisë Bloomberg, për vendet më të shëndetshme në botë, Spanja ka mundur për herë të parë Italinë, duke u vendosur në vend të parë.

Shqipëria renditet në vendin e 43-të në botë sa i përket shëndetit, me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas edicionit 2019 të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, i cili rendit 169 ekonomi sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm. Shqiperia eshte permiresuar me 7 vende per nje periudhe 2-vjecare. Për vendin tonë, ka patur nje rritje të “health score” për keto arsye: është rritur jetëgjatësia e pritshme, është ulur vdekshmëria e fëmijëve deri në 5 vjec. Gjithashtu, kemi patur një ulje të “health risk penalties” kryesisht për faktin se kemi kontrolluar mirë duhanpirjen, (pra eshte ulur prevalenca e duhanpirjes).

Klasifikimi është bërë duke marrë për bazë 169 ekonomitë botërore dhe merr parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë për shëndetin e njeriut, duke nisur nga ushqimi dhe zakonet e të ushqyerit, por edhe aspekte të jetës, apo rreziku që lidhet me duhanin apo obezivitetin, por edhe ndotja e ajrit, e ujit, si dhe kushtet e sistemit shëndetësor.

  • foto galeri

Madridi në krahasim me klasifikimin e fundit në 2017 është ngjitur plot 6 pozicione duke fituar vendin e parë.

Në klasifikimin e fituesve pas Spanjës vjen Italia në vend të dytë dhe Islanda në vend të tretë, Zvicra në vend të katërt, Suedia e pesta dhe Norvegjia e gjashta. Japonia është vendi aziatik më i shëndetshëm, duke u ngjitur tre vende nga 2017. Italianët ndodhen dhjetë vende me lart se miqtë e tyre francezë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb