SPANJE- Policia spanjolle po heton një pako të dyshimtë në stacionin lokal të metrosë në Madrid, Nuevos Ministerios.

Sipas gazetës spanjolle El-Mondo, stacioni është evakuar pas dyshimit se pakoja e dyshimtë mund të ishte një bombë.

Të mërkurën Spanja njoftoi se e ka përforcuar sigurinë në infrastrukturën kryesore.

Përforcimi i sigurisë në Spanjë është bërë menjëherë pas sulmit në revistën satirike, Charlie Hebdo në Paris, sulm gjatë të cilit kanë vdekur dymbëdhjetë persona.

Njëri nga tre të dyshuarit është vetdorëzuar derisa policia franceze është në kërkim të dy të dyshuarve kryesorë.

(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb