MADRID- Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, njoftoi sot largimin e trajnerit Carlo Ancelotti nga drejtimi i skuadrës, viktimë e një sezoni të dështuar si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

“Komiteti drejtues mori vendimin për largimin e Carlo Ancelottit nga funksionet e trajnerit të Realit të Madridit”, thanë drejtuesit e klubit gjatë një konference shtypi në stadiumin ”Santiago-Bernabeu”. “Emri i zëvendësuesit të tij do të bëhet i ditur javën e ardhshme”, shtuan ata.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: