Të gjithë sytë e botës do të jenë të mbërthyer në sfidën e së djelës mes Spanjës dhe Anglisë. Në Olympiastadion të Berlinit do të zbresin “furitë e kuqe” dhe “Tre Luanët”. Interesant është fakti se do të luajnë “dy mbretëri” ndaj njëra tjetrës me objektivin e marrjes së kuorës së fituesit, ai që do të qëndrojë në majën e futbollit evropian për 4 vitet e ardhshme.

Por cilët kanë qenë prcedentët e mëparshëm, në përballjet mes këtyre skuadrave? Për të apasionuarit e statistikave vlen të përmendet fakti se Spanja dhe Anglia janë përballur plotë 27 herë me njëra tjetrën. Bilanci është 14 fitore për Anglinë, 3 ndeshje në barazim dhe 10 triumfe për Spanjën. Kjo është ndeshja e 28-të në histori mes të dyja ekipeve. Në Berlin pritet spektakël, mes një ekipi që e ka prodhuar atë dhe një tjetri që ndoshta ka ruajtur një surprizë për në ndeshjen e madhe. Në njërën anë është Spanja elegante, e këndshme, e përkushtuar dhe e bukur. Skuadra më e mirë e Europianit është në finale. Ndërkohë në krahun tjetër Anglia e pret trofeun prej 58 vitesh, skuadra e Southgate kurrsesi nuk mund të humbasë dy finale rradhazi në evropian, po të mbahet në konsderatë se skuadra e “Tre Luanëve” është skuadra më e shtrenjtë e evropianit, një ekip i mbushur me “yje”, ndaj një tjetër dështim në finale do të ishte një “shuplakë” e rëndë për ta.

Ndërkohë sa i takon shanseve për ngritjen e trofeut në fund, “bookmakersat” japin si favorite skuadrën e teknikut Luis de la Fuente. Spanja është më favorite në krahasim me ekipin e Southgate, ku kompanitë kryesore të basteve i japin gjithsesi një avantazh të lehtë “La Roja-s”. Ngritja e trofeut nga ana e Spanjës kuotohet me koeficentin 1.7, ndërkohë suksesi i parë në histori për “Tre Luanët” kuotohet me koeficentin 2.1, duke e bërë të vështirë përzgjedhjen e fituesit në Euro 2024 edhe në gjuhën e basteve.

Bet 1
 

Bet 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: