SPANJE- Qeveria spanjolle bëri sot betimin duke përmbushur një nga tranzicionet me të shpejta të pushtetit gjatë 40 viteve të fundit.

Ekzekutivi i ri socialist i kryeministrit Pedro Sanchez është i përbërë nga 11 ministre, të cilat do të shërbejnë në sektorë të rëndësishëm si ekonomia dhe mbrojtja.

Ndërkohë, pesë postet e tjera të qeverisë do të mbulohen nga ministra meshkuj.
Qeveria e bëri betimin përpara mbretit Felipe VI. Sanchez tha dje për qeverinë e tij se ajo ishte “feministe, progresiste dhe europeiste”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb